Pse nuk ka baner pëlqimi
Sepse nuk ju duhet të pëlqeni asgjë. Cookies që përdorim janë rreptësisht të nevojshme për funksionimin e faqes — pa to nuk mund të kyçeni dhe nuk mund të blini. Ligji nuk kërkon pëlqim për të tilla, dhe një baner që kërkon leje për diçka që s'ka nevojë për leje është thjesht pengesë.
Nëse një ditë shtojmë statistika apo reklama, atëherë do të shfaqet një baner i vërtetë dhe asgjë nuk do të ngarkohet para se ju të vendosni.
Cookies që përdorim
- maka_customer — ju mban të kyçur në llogarinë tuaj. Zgjat 60 ditë. Është
httpOnly, që do të thotë se asnjë skript në faqe nuk mund ta lexojë. - maka_admin — e njëjta gjë, por për stafin që hyn në panelin e administrimit. Zgjat 14 ditë.
Të dyja përmbajnë vetëm një kod sesioni të rastësishëm. Nuk përmbajnë emrin, email-in apo asgjë tjetër për ju.
Shporta
Shporta ruhet në localStorage të shfletuesit tuaj, me çelësin maka.cart.v1. Nuk është cookie dhe nuk dërgohet kurrë te serveri ynë derisa ju të bëni porosinë. Rri vetëm në pajisjen tuaj.
Çfarë nuk ka
Asnjë cookie statistikash, asnjë cookie reklamash, asnjë pixel, asnjë mjet gjurmimi nga palë të treta. Kjo është e verifikueshme: faqja nuk ngarkon asnjë skript nga domene të tjera.
Si t'i fshini
Mund t'i fshini nga cilësimet e shfletuesit tuaj në çdo kohë. Nëse i fshini, thjesht do të duhet të kyçeni sërish dhe shporta do të zbrazet.

